Gazeta kroate: Vuçiq nuk e fshehu dot tronditjen kur Hill i tregoi se çfarë armësh po blen Kosova

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 14:16
Gazeta kroate: Vuçiq nuk e fshehu dot tronditjen kur Hill i tregoi se çfarë armësh po blen Kosova

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta pranojnë kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank Javelin”, i ka thënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, njoftoi zyra e presidentit serb.

Kështu e ka nisur tekstin gazeta kroate Jutarnji List, rreth lajmit se Kosova ka paraqitur kërkesë për blerjen e raketave “Javelin”.

Gazeta thotë se ky informacion paraqet një zhgënjim të madh për Serbinë, shkruhet në faqen e kabinetit të Vuçiqit.

Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Prishtinës në Kongresin Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare.

Arma antitank “FGM-148” ose “Javelin” është një sistem raketor amerikan i drejtuar, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin “zjarr dhe harro”.

Ajo armë ishte një nga vendimtaret në luftën ruso-ukrainase.

Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, i ndihmoi shumë që të parandalonin ushtrinë ruse të kapërcejë Ukrainën.

Dhe tani ato raketa vdekjeprurëse dhe “të zgjuara” po mbërrijnë në Kosovë.

“Për ne më e rëndësishmja është që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiq i zhgënjyer.

Vuçiq më herët ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane.

“Ne diskutuam edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë e Metohi dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe për ngjarjet aktuale gjeopolitike. Ne konfirmuam angazhimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiq në profilin tuaj në Instagram, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

(Kosova Sot Online)