Walker: Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ende dua që të vij sa herë të më jepet rasti

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 10:26
Walker: Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ende dua që të vij sa herë të më jepet rasti

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka shkuar për në Reçak, për të bërë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Walker ka thënë se dëshiron që akoma të vij në Reçak sa herë që t’i jepet rasti.

“Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ku disa prej tyre i njoh që 25 vjet. Disa prej tyre janë ndarë nga jeta dhe siç mund ta shihni [ngreh lart bastunin] asaj rruge jam edhe une”, ka thënë Walker.

“Kjo është hera e parë që më është dashur të vij me bastun, por ende dua që të vij në Reçak sa herë të më jepet rasti”.

(Kosova Sot Online)