E trishtë: Ndërron jetë në moshë të re gruaja e futbollistit kosovar

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 15:02
E trishtë: Ndërron jetë në moshë të re gruaja e futbollistit kosovar

Kaltrina Fazliu-Shillova, gruaja e futbollistit kosovar Alban Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të mëngjesit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës sot.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina. Në vitin 2014 ka luajtur edhe në Shqipëri, tek skuadra e Bylisit.
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.


(Kosova Sot Online)