Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 17:50
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër

Raportohet se kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë qëndrimit në shtetin helvetik, Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari “do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024″, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre”.

Kurti do të udhëtojë për në Davos, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror.

“Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit”, njoftoi ZKM.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar një javë dinamike në Zvicër dhe takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


(Kosova Sot Online)