Haradinaj e Limaj mobilizohen për zgjedhje me një koalicion të hershëm

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 12:11
Haradinaj e Limaj  mobilizohen për zgjedhje me  një koalicion të hershëm

Dy ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të bëhen bashkë përsëri pas 25 vitesh. Megjithatë këtë herë, Haradinaj e Limaj do t’i bashkojnë forcat e tyre politike në një koalicion të përbashkët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mediet raportojnë se  është arritur një marrëveshje për bashkëpunim në mes të AAK-së dhe NISMA-s së Famtir Limajt dhe ajo vetëm do tw  formalizohet sot.

Arritja e kësaj marrëveshje politike vjen kur tashmë Kosova ka hyrë pothuajse në një vit zgjedhor dhe kur gjithandej nëpër studio televizive flitet për zgjedhjet e reja.

(Kosova Sot Online )