Vuçiq në Davos e bën një dordolec, ia vendos një shall dhe një kapelë me ngjyra e motive nacionaliste serbe

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 12:57
Vuçiq në Davos e bën një dordolec, ia vendos një shall dhe një kapelë me ngjyra e motive nacionaliste serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka gjetur kohë që në qytetin zviceran të Davosit, ku ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror të merret edhe me një rekreacion.

Ai ka shfrytëzuar që disa gjera që i ka sjellë nga Serbia, natyrisht të stampuara me motive nacionaliste serbe t’i paraqesë edhe atje.

Kështu ai, ka ndërtuar një dordolec të cilit ia ka vendosur një shall me ngjyrat e flamurit serb dhe një kapele me stemën e Serbisë.

“Djali im ka dashur këtë njeri prej bore dhe se kam sjellë një kapele dhe shall nga Serbia”.

Vuçiq ka shpërndarë videon në llogarinë e tij zyrtare në TikTok.

 

@jasamaleksandar Vukanu sam obećao više fudbala ove godine, pa da počnemo od – Sneška Crveno-Plavo-Belića. #wef24 #snowman #serbia #sneskozavukana #jasamaleksandar #srbija🇷🇸 #srbijanesmedastane ♬ original sound - Ja sam Aleksandar

(Kosova Sot Online)