Muja: Energjia elektrike është e papërballueshme për shumë familje, kostoja, është më e ulëta në rajon

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 14:35
Muja: Energjia elektrike është e papërballueshme për shumë familje, kostoja, është më e ulëta në rajon

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se është e vërtetë se çmimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm për shumë familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por Muja tha se çmimi i rrymës megjithatë është më i ulëti në rajon, duke thënë se 7 cent mesatarisht në një rajon ku energjia elektrike kushton 10 cent.

“Energjia elektrike është vërtetë e papërballueshme për shumë amvisëri familjare. Ka vështirësi deri në fund, por e vërteta është që edhe në këtë vit, energjia elektrike, kostoja, është më e ulëta në rajon. 7 cent mesatarisht në një rajon ku energjia elektrike kushton 10 cent. Përjashtimi tjetër është Maqedonia, ku kushton 14 centë. E vërteta është kështu sipas Eurostatit”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)