Pjesëtarët e FSK-së në Britani, Vjosa Osmani: Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 15:54
Pjesëtarët e FSK-së në Britani, Vjosa Osmani: Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

Dje është nisur Kontingjenti i FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin “INTERFLEX”, që realizohet në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka uruar ushtarët kosovarë për sukses duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

“Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, shkroi Osmani në platformën X.

“Krahë aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë”.

(Kosova Sot Online)