Prishtinë: Ishin duke bashkëjetuar, arrestohen pasi sulmojnë njëri tjetrin dhe bëhen për spital

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 10:06
 Prishtinë: Ishin duke bashkëjetuar, arrestohen pasi sulmojnë njëri tjetrin dhe bëhen për spital

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona të cilët ishin duke bashkëjtuar janë arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Personat në fjalë kanë marrur edhe tretman mjekësor.

“DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 19.01.2024 – 15:28. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë (të cilët ishin duke bashkëjetuar), pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. > thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)