Mjeku kontrovers Branimir Nestoroviq: Serbia ka fuqi për ta pushtuar Kosovën, mbi 100 mijë ushtarë janë të përgatitur për të luftuar

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 14:42
Mjeku kontrovers Branimir Nestoroviq: Serbia ka fuqi për ta pushtuar Kosovën, mbi 100 mijë ushtarë janë të përgatitur për të luftuar

Mjeku kontrovers dhe bartësi i listës “MI-Zeri i popullit” Branimir Nestoroviq tha se do të ishte e kotë të sulmohej Kosova, por se Serbia duhet të përgatitet për këtë. Ai thotë se mbi 100 mijë ushtarë që ishin në ushtri, të cilët janë të përgatitur për të luftuar, të cilët me kënaqësi do të merrnin pjesë në çlirimin e Kosovës.

Së fundmi, Nestoroviq ka theksuar se Serbia ka fuqi për ta pushtuar Kosovën, në një paraqitje mysafire në kanalin Balkan Info, e cila u transmetua më 20 janar.

“Ata nuk dinë çfarë të bëjnë. Askush nuk e di se sa prej tyre u larguan në këto 15 ditë. Vetëm 83.000 veta nga Kosova u larguan me avion, dje pata pacientë nga Graçanica, thonë radha në kufi ishte nga Podujeva në Merdar. Sipas ministrit ata kanë shkuar me pushime dimërore dhe ekskursione. Kosova është një histori e paqëndrueshme, nga pikëpamja e humbjes së luftës në Ukrainë dhe Kosovë. Ne aktualisht nuk kemi fuqi ta pushtojmë tani dhe ata me disa mijëra ushtarë mund të na e bëjnë të pamundur ta pushtojmë atë”, tha ndër të tjera Nestoroviq.

Përveç kësaj, ai tha se do të ishte e kotë të sulmohej Kosova, por se duhet përgatitur për këtë.

“Ne kemi një ushtri, mbi 100 mijë ushtarë që ishin në ushtri, të cilët janë të përgatitur për të luftuar, të cilët me kënaqësi do të merrnin pjesë në çlirimin e Kosovës. Faktori i tyre motivues ndoshta do të ishte prania e një kontigjenti francez ose kroat…”ka thënë ndër të tjera Nestoroviq.

“Ne duhet të përgatitemi për luftë, siç u përgatitën rusët për luftë. Ne duhet të mbledhim para dhe ta shndërrojmë ekonominë në një ekonomi lufte, të krijojmë rezerva ushqimore, ta bëjmë internetin të pavarur nga sulmi”.

(Kosova Sot Online)