Ndërhyrja e KFOR-it vendimtare, shpëtojnë turistët zviceranë në Kukës që i kishte zënë orteku

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 10:38
Ndërhyrja e KFOR-it vendimtare, shpëtojnë turistët zviceranë në Kukës që i kishte zënë orteku

Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova ka qenë vendimtare për shpëtimin e dy turistëve zviceranë që ishin bllokuar në Kukës, transmeton "Kosova Sot Online".

Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt tregon se cila është “situata në lidhje me kundërofensi…MPJ: Evakuohen nga Gaza tre shtetas të RMV-së të cilët më parë me dëshirë kanë qëndruar…Interi pa dy yjet e skuadrës në udhëtimin e vështirë te FiorentinaI ofroi ryshfet 50 euro një zyrtari policor për të kaluar kufirin në Han të Elezit, arr…Në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha bën ecje në verandë

Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda.

Në orët e vona të mesnatës së të hënës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar.

Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore.

Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor njofton se pas një orvatje të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë por pa sukses për shkak të Terrenit dhe motit të pa përshtatshëm, më në fund u arrit ndërhyrja me sukses nga një Helikopter i forcave të KFOR-it.

(Kosova Sot Online)