Viti: Arrestohet një 32 vjeçar për armëmbajtje pa leje – policia i konfiskoi armën dhe tetë fishekë

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 15:28
Viti: Arrestohet një 32 vjeçar për armëmbajtje pa leje – policia i konfiskoi armën dhe tetë fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Viti, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari L.H. (viti i lindjes 1991, është në posedim të armës ilegale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyrtarët policor gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit TT M-57 e kalibrit 7.62, një karikator dhe tetë copë fishekë të gjitha pa leje.

“I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Viti ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë themelore në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)