Përparim Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 09:50
Përparim Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka njoftuar se gjatë gjithë ditës do të prezantojnë një sërë projektesh për Prishtinën.

“Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka theksuar se këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)