Media e njohur: Rekrutimi i McGonigal nga qeveria e PS rasti më skandaloz deri më sot

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 22:11
Media e njohur: Rekrutimi i McGonigal nga qeveria e PS rasti më skandaloz deri më sot

Skandali i senatorit amerikan Bob Menendez ka përfshirë shumë personazhe njerëz nga vende të ndryshme në botë.

Në një artikull të publikuar së fundmi, media britanike ‘The daily beast’ shkruan fillimisht për lidhjet e Mendez me biznesmenin shqiptar Gazment Lita dhe impaktin që mori edhe vëlli i tij, ish-deputetin e grupit Basha, Korab Lita. 

Mbështetja e një zyrtari të fuqishëm amerikan do t’i jepte atij një ndikim të madh, duke marrë shkas nga takimet dhe fotot e Korab Litës në artikuj të shumtë.

Në fillim të vitit 2020, Menendez filloi të bëhej më i zëshëm për çështjen e Kosovës, por jo të gjithë liderët e huaj ishin të kënaqur me procedurat, ose me nënshkrimin e mëvonshëm nga Menendez të një letre ndërkombëtare që protestonte "politikën e Beogradit në qendër për Ballkanin".

“Menjëherë pas aktakuzës së Menendez në shtator, Vuçiç i Serbisë – i cili ka lidhjet e tij kriminale – pretendoi se skandali duhej të përfshinte rivalët e tij ballkanikë”, thuhet në artikull.

“Po flasim për një njeri që është lobisti më i fuqishëm shqiptar. Nuk ka njeri që ishte më keq ndaj Serbisë, që bëri një punë më të ndyrë se Bob Menendez”, u tha Vuçiç gazetarëve, duke ankuar për përpjekjet e Menendez për të inkurajuar shtetet fqinje që të njohin Kosovën. “Është e qartë se ai është paguar nga shqiptarët”.

Po ashtu, artikulli ndalet edhe te çështja e shumëdiskutuar McGonigal, duke e cilësuar si rastin më skandaloz deri më sot të rekrutimit nga qeveria socialiste.

“Fraksionet e ndara të Shqipërisë janë përpjekur vazhdimisht të ndikojnë në politikën amerikane vitet e fundit. Rasti më skandaloz deri më sot ishte rekrutimi nga qeveria socialiste e zyrtarit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili u deklarua fajtor për pranimin e një dhurate prej 225,000 dollarësh nga një bashkëpunëtor i shërbimeve klandestine të Tiranës vjeshtën e kaluar.

Megjithatë, Partia Demokratike Shqiptare u angazhua në një përpjekje të njëjtë lobimi, e cila mund të ketë marrë mbështetje financiare nga Moska”, thuhet në artikull.

(Kosova Sot Online)