Persona të panjohur i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe dy palë çelësat e banesës

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 09:19
Persona të panjohur  i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe dy palë çelësat e banesës

Një rasti i vjedhjes ka ndodhur dje në një banesë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një prokuror i shtetit ka njoftuar në polici se persona ta panjohur i kanë hyrë dje në banesë dhe se i kanë vjedhur portofolin me dokumente personale dhe dy palë çelsa të banesës.

Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)