Vladimir Putin sfidon Perëndimin

  • A.P /
  • 26 January 2024 - 21:30
Vladimir Putin sfidon Perëndimin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka udhëtuar krejt papritur në enklavën ruse të Kaliningradit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Putin nga aty paralajmëroi se vendet që kufizojnë terroritorin e Deti Baltik nuk janë të përgatitura për ‘çfarë do të pasojë’ pasi shumë vendosën të shkatërorjnë memorialet e luftës sovjetike.

Gjatë vizitës së tij të papritur të enjten, ku Putini fluturoi afër hapësirës ajrore të NATO-s , 71-vjeçari u tha studentëve në Universitetin Federal Kant Baltik:

"Kjo është injorancë mahnitëse dhe mungesë e të kuptuarit se ku jetojnë, çfarë po bëjnë dhe çfarë po do ndjekin.'

Rajoni, i cili kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë, të dyja të pushtuara më parë nga Bashkimi Sovjetik përpara se të rifitonin pavarësinë e tyre, besohet të jetë pika më e mundshme për një konflikt midis Rusisë  dhe NATO-s.

Vizita e Putinit vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se mendon se ka një në katër mundësi që Rusia të sulmojë një nga aleatët e Britanisë në dy vitet e ardhshme, diçka që mund të ndezë një konflikt më të gjerë midis ushtrive të Moskës dhe NATO-s.

(Kosova Sot Online)