Skandaloze: IPK e zbulon se raporti për vrasjen e 18 vjeçarit që u vra mizorisht u ndryshua në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 January 2024 - 20:32
Skandaloze: IPK e zbulon se raporti për vrasjen e 18 vjeçarit që u vra mizorisht u ndryshua në Prishtinë

Për hetimin preliminar që kanë filluar për rastin e vrasjes së 18 vjeçarit nga Podujeva L.F, hetim ky I filluar sidomos pas shqetësimeve të ngritura në opinion pas mënyrës së si ishte raportuar ky incident në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me një komunikatë për media , transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryeshefi i IKP, siç njoftohet në komunikatë, ka caktuar një grup hetimor të cilët për pesë ditë janë angazhuar për grumbullim të informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave për këtë rast.

"Angazhimet e tyre kanë përfshirë edhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sigurimin dhe analizimin e video-incizimeve të marra nga vendi i ngjarjes në Podujevë,  radiologun si dhe të gjitha shkresat e komunikimit në mes Stacionit Policor të Podujevës, Drejtorisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtorisë së Përgjithshme dhe kopjen e dosjes së kompletuar të dorëzuar në Prokurori”, thuhet në komunikatë.

IPK për të sqaruar rastin dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të opinionit ka treguar për të gjeturat e rastit. Inspektorati tregon se ka ndodhur një parregullsi për raportet që janë dërguar nga Stacioni Policor Podujevë në Qendrën Operative Komunikuese Rajonale në Prishtinë dhe në raportin e shpejt që kjo Qëndër ka përcjellë në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë. IPK konstaton se këto raport s’kanë qenë të njëjta.

(Kosova Sot Online)