Osmani uron Talat Xhaferin pasi sot është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 16:42
Osmani uron Talat Xhaferin pasi sot është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferin i cili është zgjedhur sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut, e ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani shkroi në “X” se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.

(Kosova Sot Online)