23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë me aparaturë të frymëmarrjes

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 13:09
23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë me aparaturë të frymëmarrjes

23-vjeçarja e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, është duke u trajtuar në Qendrën Klinik Universitare të Kosovës, në Mjekimin Intenizv, transmeton “Kosova Sot Online”.

Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe se është me aparaturë të frymëmarrjes.

“Po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intenziv. Gjendja është stabile, por vazhdon të qëndrojë me aparaturë të frymëmarrjes”, tha ai.

(Kosova Sot Online)