Bislimi: Është jetike për Kosovën që të angazhohet në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO

  • E.K /
  • 01 February 2024 - 07:54
Bislimi: Është jetike për Kosovën që të angazhohet në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO

Ish-anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka marr pjesë në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u fol edhe për Kosovën, përcjerll “Kosova Sot Online”.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO.

Bislimi ka shkruar se NATO ishte shpëtimi ynë kombëtar më 1999.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Nder i jashtëzakonshëm të isha sot pjesëmarrës në dëgjimin kongresional për NATO-n në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të SHBA-ve, ku u fol edhe për Kosovën.

Privilegj të takoja e të bisedoja edhe me Gjeneralin Doug Lute, ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO dhe Këshilltar Special në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë në Administratën e Presidentit Bush dhe atë të Obama-s.

Amb. Lute potencoi se “NATO është në Kosovë për të qëndruar dhe për ta siguruar paqen aty me përkushtim kundrejt çfarëdo kërcënimi eventual qoftë edhe nga fqinji i saj verior.”

Po ashtu ishte inkurajuese edhe deklarata e Senatores Jeane Shaheen, Kryetare e Nënkomitetit për Evropë në Senat, se “Serbia duhet të përmirësojë sjelljet” sidomos karshi Kosovës.

Është jetike për Kosovën që të angazhohet maksimalisht në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO. Besoj fuqishëm se me përkrahjen e miqve tanë në Ëashington, DC, ne mund t’ia dalim. Na duhet më shumë veprim pragmatik dhe përkushtim dinjitoz. NATO ishte shpëtimi ynë kombëtar më 1999 dhe sot është rruga e vetme e sigurisë dhe avancimit si shtet i pavarur e sovran.

(Kosova Sot Online)