Elbert Krasniqi paralajmëron investime 3 milionë euro në ndërtimin e shtëpive në veri

  • E.k /
  • 01 February 2024 - 13:52
Elbert Krasniqi paralajmëron investime 3 milionë euro në ndërtimin e shtëpive në veri

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se shumë shpejtë do të hapet thirrja e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi tha se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse sipas tij, kjo është e drejtë elementare dhe se këtë këtë do ta garantojë Qeveria e Kosovës.

“Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)