Biden: Administrata ime po punonte 'ditë e natë' për të siguruar paqen në rajon

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 16:00
Biden: Administrata ime po punonte 'ditë e natë' për të siguruar paqen në rajon

Presidenti i SHBA Joe Biden, duke folur në Lutjet e Mëngjesit në Capitol Hill në Uashington DC, ka nderuar tre ushtarë amerikanë të vrarë në një bazë amerikane në Jordani, në atë që administrata Biden ka thënë se ishte një sulm me dron nga një milici e mbështetur nga Irani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Biden tha se ai foli me secilën prej familjeve të tyre dhe tha se ato do të merrnin transferimin dinjitoz të trupave të tyre në bazën e forcave ajrore të premten.

“Ata i rrezikuan të gjitha”, tha Biden. Ai vlerësoi gjithashtu “sakrificën dhe shërbimin për vendin tonë” të dhjetëra ushtarakëve dhe grave që u plagosën në sulm.

Biden u lut për jetët e humbura në Izrael dhe Gaza dhe tha se administrata e tij po punonte “ditë e natë” për të siguruar paqen në rajon, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Presidenti ripohoi vlerësimin e Uashingtonit se çelësi për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është një zgjidhje me dy shtete.

“Ne vlerësojmë dhe lutemi për jetët e humbura dhe për familjet e lëna pas dhe për të gjithë ata që jetojnë në rrethana të vështira: burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm të mbajtur peng, ose nën bombardim ose të zhvendosur, duke mos ditur se nga do të vijë vakti tjetër, ose nëse nuk do të vijë fare”.

“Jo vetëm që lutemi për paqen, por ne po punojmë në mënyrë aktive për paqen, sigurinë, dinjitetin për popullin izraelit dhe popullin palestinez. Unë jam i angazhuar në këtë ditë dhe natë, duke punuar si shumë prej jush në këtë dhomë për të gjetur mjetet për të sjellë pengjet në shtëpi, për të lehtësuar krizën humanitare dhe për të sjellë paqen në Gaza dhe Izrael dhe paqen e qëndrueshme me dy shtete për dy popuj. Unë shoh gjithashtu traumën, vdekjet dhe shkatërrimin në Izrael dhe Gaza, dhe kuptoj dhimbjen e ndjerë nga shumë njerëz këtu në Amerikë dhe në mbarë botën”.

(Kosova Sot Online)