Hovenier: Jemi të shqetësuar për rregulloren e re të BQK-së

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 16:45
Hovenier: Jemi të shqetësuar për rregulloren e re të BQK-së

Pas një takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti në Qeveri, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka deklaruar se janë të shqetësuar për rregulloren e re të BQK-së që hyri sot në fuqi dhe se kanë rezerva rreth zbatimit të kësaj përpara një përgatitjeje të plotë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmendi edhe ndikimin që kjo rregullore do të ketë në ndikimin e jetës së përditshme të qytetarëve serbe.

“Ne mendojmë që kjo çështje meriton më shumë konsideratë dhe gjithashtu diskutime në tavolinën e dialogut. Shqetësimet tona janë që mund të ketë tensione etnike”, tha Hovenier para gazetarëve.


(Kosova Sot Online)