OKB: Popullsia në Gaza po vuan urie

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 19:31
OKB: Popullsia në Gaza po vuan urie

Popullsia e Gazës “po vuan nga uria”. Kështu deklaroi të sot një zyrtar i lartë i OBSH-së, pasi vendet kryesore donatore njoftuan pezullimin e ndihmës për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrëa), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është një popullatë e uritur. Është një popullsi që po shtyhet në buzë të greminës”, tha drejtori i programit të menaxhimit të emergjencave shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, në një konferencë shtypi në Gjenevë. “Palestinezët në Gaza po vuajnë shkatërrim masiv… Nëse po pyesni nëse shkatërrimi mund të përkeqësohet, po, absolutisht!” shtoi ai. Ndihma humanitare po shtrihet në këtë territor palestinez, i cili është nën rrethimin e plotë të Izraelit pas sulmit të paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor.

“Numri i kalorive të konsumuara nga banorët e Gazës është ulur sistematikisht dhe cilësia e dietës është ulur. Njerëzit nuk duhet të mbijetojnë me ndihma ushqimore për muaj e muaj apo vite,” -shpjegoi Ryan. “Deri më sot, më shumë se 100,000 banorë të Gazës janë ose të vdekur ose të plagosur ose të zhdukur.” -tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp.

(Kosova Sot Online)