Sveçla e Krasniqi bashkë në aksionin e radhës kundër strukturave ilegale

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 15:52
Sveçla e Krasniqi bashkë në aksionin e radhës kundër strukturave ilegale

Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi vazhdojnë të jenë të pandashëm në aksionet e përbashkëta kundër strukturave ilegale të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy ministrat sot kanë qenë në terren në tri komuna të Dukagjinit.

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj", ka shkruar Sveçla.

“Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.
Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.
Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë” thuhet në njoftimin e Sveçlës.

(Kosova Sot Online)