Prishtinë: Shtetases ukrainase i hyjnë gjashtë persona në banesë, nën kërcënimin e thikës ia marrin rreth 16 mijë euro e pasaportën

  • E.K /
  • 03 February 2024 - 08:50
Prishtinë: Shtetases ukrainase i hyjnë gjashtë persona në banesë, nën kërcënimin e thikës ia marrin rreth 16 mijë euro e pasaportën

Një shtetase e Ukrainës ka raportuar se rreth gjashtë persona të panjohur i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 16 mijë euro, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“GRABITJE – Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)