Rrokulliset një veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, lëndohet një person
Një veturë është rrokullisur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktësisht te Kroni i Mbretit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Nga ky aksident një person ka marrur lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha për se personi në fjalë është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
(Kosova Sot Online)