Rohde mbështet deklaratën e BE-së që Kosova të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 11:30
Rohde mbështet deklaratën e BE-së që Kosova të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet

Në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend, ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde shkroi në “X” se e mbështet deklaratën e Bashkimit Europian ku iu bë thirrje Kosovës “të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

Rohde shkroi se veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

“Dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë është i vetmi forum i përshtatshëm për t’i adresuar këto çështje”, shtoi ambasadori gjerman.

(Kosova Sot Online)