Ja kush thotë: Aleksandër Vulin ka ideologji të Kremlinit

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 15:00
Ja kush thotë: Aleksandër Vulin ka ideologji të Kremlinit

Jakub Bielamoeicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha Aleksandër Vulin, ish-shefi i inteligjencës së Serbisë, është arkitekti i politikës ekspansioniste të "Botës Serbe" , të modeluar sipas ideologjisë perandorake të Kremlinit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Analisti Bielamoeicz i ka shpërndarë në platformën deklaratën Vulinit dhënë në një televizion në Serbi.

“Është detyrë e brezit tim që t'i bashkojë të gjithë serbët. Ky proces tashmë ka filluar dhe nuk do të ndalet.

Sanksionet janë një çmim i vogël për t'u paguar”, tha Aleksandër Vulin në një intervistë në një TV në Serbi.

(Kosova Sot Online)