Borell: Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin që situata të bëhet shpërthyese

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 17:14
Borell: Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin që situata të bëhet shpërthyese

Shefi i politikës së jashtme të BE-së u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA-së ndaj grupeve të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin që situata të bëhet shpërthyese," tha Josep Borrell në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Borrell nuk iu drejtua drejtpërdrejt sulmeve të SHBA-së, por përsëriti paralajmërimin se Lindja e Mesme ishte "një kazan që mund të shpërthente".

Të gjithë duhet “të përpiqen që ta shmangin atë përshkallëzim", shtoi ai.

(Kosova Sot Online)