Arrestohen katër persona, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion

  • E.K /
  • 05 February 2024 - 11:47
Arrestohen katër persona, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion.

Policia ka treguar edhe se çka ka sekuestruar.

“Një (1) revole M-57 cal 7.62 mm; Një (1) karikator; Shtatë (7) copë fishek caliber 7.62×25 mm; Një (1) revole EKOL cal 7.65 mm;Një karikator; Dy (2) copë fishek cal 7.65 mm; Një (1) Pistolet TT cal 7.62 mm; Një (1) karikator; Tetë copë fishek 7.62x25mm; Një (1) karikato; Shtatëmbëdhjetë (17) copë fishek 12 GA; Tre (3) copë fishek cal. 308 PPUËin; Një (1) revole, caliber 9 mm pa numër serik; Një (1) karikator; Pesë (5) fishek Caliber 9×19 mm.”

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)