23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë, ka vetëdije të plotë

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 10:47
23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit transferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë, ka vetëdije të plotë

Elza Ujkani, vajza e cila u lëndua rëndë si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës para rreth dy javësh, është në gjendje stabile shëndetësore, transmeton "Kosova Sot Online".

Të hënën, ajo është transferuar për trajtim mjekësor nga Klinika Intensive në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëkohësisht doktori Haxhi Avdyli, tha se ajo është e vetëdijshme, komunikative, e lëvizshme me të gjitha ekstremitetet.

(Kosova Sot Online)