Aksident në rrugën Gjakovë- Prizren, lëndohen tre persona

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 13:29
Aksident në rrugën Gjakovë- Prizren, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë- Prizren, tek vendi i quajtur fshati slloven, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë marrur lëndime, të cilët më pas janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Ndërsa, rasti është duke u trajtuar nga Njësia e trafikut rajonal.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.”

(Kosova Sot Online)