Rashiq: Kur Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë, merrni me rezerva se çka thotë

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 15:33
Rashiq: Kur Vuçiq thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë, merrni me rezerva se çka thotë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,sot ka folur për rregulloren e re të Bankës Qendrore që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Rashiq, tha se ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka fare besim, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Sa i përket presidentit Vuçiq, ai kur thotë mirëmëngjesi, unë e di që është natë, pastaj merrni me rezerva se çka thotë Vuçiqi”, u shpreh Rashiq.

(Kosova Sot Online)