Kurti në Këshillin e Sigurimit: Serbia po bën spastrim etnik në Luginën e Preshevës

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 22:45
Kurti në Këshillin e Sigurimit: Serbia po bën spastrim etnik në Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Sigurimit ka deklaruar se Serbia bën spastrim etnik ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai përmendi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.

“Të fokusohemi tek trajtimi nga Serbia i shqiptarëve etnikë atje sot. Fushata e spastrimit etnik që bëhet në mënyrë administrative, qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4.200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegj dhe mbi 2000 në Bujanoc”.

“Kjo lloj fushate është me qëllim të depopullimit të shqiptarëve. Nuk janë shënjestra e vetme e regjimit autoritar serb”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)