Radoniqi takohet me ambasadorin e Turqisë, e njofton se janë ende në proces të verifikimit nënshkrimet e peticionit në komunat veriore

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 10:57
Radoniqi takohet me ambasadorin e Turqisë, e njofton se janë ende në proces të verifikimit nënshkrimet e peticionit në komunat veriore

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, sot priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin turk lidhur me angazhimet e KQZ-së dhe me theks të veçantë punën që po bëhet për haromonizimin e Rregulloreve Zgjedhore dhe Rregulloreve të Brendshme me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi njoftoi ambasadorin turk se KQZ është ende në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe se pas veirfikimit, KQZ do të informojë të gjitha palët, përfshirë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunale, kryetarët e komunave, grupet nismëtare, por edhe qytetarët dhe mediat.

(Kosova Sot Online)