Ambasadori gjerman Rohde nuk pajtohet me Kutin, kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet nga 1 në 4 muaj

  • S.A /
  • 09 February 2024 - 12:25
Ambasadori gjerman Rohde nuk pajtohet me Kutin, kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet  nga 1 në 4 muaj

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave,transmeton "Kosova Sot Online "..

Rohde ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet tani.

“Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas  Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Qeveria e Kosovës si përgjigje për presionin ndërkombëtar ka pranuar të lëshojë pak pe, duke mundësuar 1 muaj periudhë tranzicioni, ku qytetarët më shumë do të informohen dhe s’do të ketë ndëshkime. 

(Kosova Sot Online )