Zbulohet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

  • S.A /
  • 09 February 2024 - 11:49
Zbulohet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë mësoi pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë garë, transmeton "Kosova Sot Online "

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Ligës e Kombeve në udhëtim ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45. 

Në muajin tetor, ekipi kombëtar do të luajë dy ndeshje në udhëtim. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor, Shqipëria do të luaj sërish ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve, Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve:

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri            20:45

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji            20:45

11.10.2024 Çeki – Shqipëri                    20:45

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri            18:00

16.11.2024 Shqipëri – Çeki                    20:45

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë            20:45

(Kosova Sot Online )