Kamberi: RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe, ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 13:06
Kamberi: RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe, ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit

Disa media në Serbi kanë ndërprerë transmetimin e seancë së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në momentin që ka nisur fjalimin kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë veprim të mediave serbe ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai në një reagim në platformën “X”, shkruan se janë katër media që kanë ndërprerë transmetimin, ndërsa mediat në Kosovë kanë transmetuar gjithë fjalimin e presidentit serb.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, thotë Kamberi.

(Kosova Sot Online)