Një e mitur sulmohet seksualisht në Prishtinë, një person e tërhoqi me forcë dhe e preki në pjesët intime të trupit

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 09:13
Një e mitur sulmohet seksualisht në Prishtinë,  një person e tërhoqi me forcë dhe e preki në pjesët intime të trupit

Një vajzë e mitur është ngacmuar seksualisht dje në Prishtinë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se viktima shtetase amerikane, e mitur ka raportuar se ajo është tërhequr nga një person i panjohur i cili ishte me biçikletë duke e tërhequr me forcë dhe duke e prekur në vende intime.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Njoftimi i Policisë:

SULM SEKSUAL

Rr. Nexhip Dragaj, Prishtinë 09.02.2024-17:10. Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)