Kryeministri: Do ta intensifikojmë fushatën informuese për dinarin

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 13:49
Kryeministri: Do ta intensifikojmë fushatën informuese për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ashtu sic janë konvertuar targat në RKS, edhe më shpejt edhe më kollaj mund të bëhet konvertimi i dinarit në euro. Besoj që alarmimi që vjen me idenë e përhapjes së panikut vjen nga Beogradi. Ajo cka bëjmë ne është informimi i drejt. E kemi një periudhë tranzitore në kuptimin që s’duam t’i ndëshkojmë ata që kanë ende dinarë, por duam të institucionalizojmë financat në Kosovë”, tha Kurti.

Më tej, Kurti tha se ndonëse do të intensifikohet fushata informuese, konvertimi i dinarërve duhet të bëhet në Euro.

(Kosova Sot Online)