Deçan: Vrasje në tentativë në një lokal pas një zënke verbale, i dyshuari në kërkim policor

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 09:01
 Deçan: Vrasje në tentativë në një lokal pas një zënke verbale, i dyshuari në kërkim policor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës dhe të dyshuarit, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë.

Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

I dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Ndërsa, rasti lidhur me këtë ngjarje ëshë duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË

Deçan 11.02.2024-22:00. Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)