GAP e ka ndezur alarmin e kuq: Të huajt po e vërshojnë Kosovën, mbi pesë mijë veta u pranuan vitin e kaluar në Kosovë

  • S.A /
  • 12 February 2024 - 12:27
GAP e ka ndezur alarmin e kuq: Të huajt po e vërshojnë Kosovën,  mbi  pesë mijë  veta u pranuan vitin e kaluar në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit (janar-nëntor 2023) të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, numri i personave të huaj të cilëve u është dhënë leje qëndrimi i përkohshëm në Kosovë ishin 5 mijë e 570, prej të cilave 2 mijë e 778 ishin për arsye punësimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu ka bërë të ditur Instituti GAP.

Një vit më parë numri i leje qëndrimit ishte 6 mijë e 244, nga të cilat 2 mijë e 979 ishin për qëllime punësimi.

Shumica e emigrantëve në Kosovë vijnë nga vendet përreth si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Po ashtu, ata vijnë edhe nga vende jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi dhe vende të tjera aziatike.

(Kosova Sot Online )