Shala: Për këta tre muaj kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 16:45
Shala: Për këta tre muaj kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se BQK-ja e ka shtyrë për tre muaj përdorimin e dinarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shala në Facebook ka shkruar se kryeministri po harron që Kosova ka Kushtetutë.

“Për këta tre muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për tre muaj ka kohë të pregatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera Shala.


(Kosova Sot Online)