Prishtinë: Një grua tenton të vetëvritet duke përdorur preparate higjienike, arrestohet bashkëshorti

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 08:59
Prishtinë: Një grua tenton të vetëvritet duke përdorur preparate higjienike, arrestohet bashkëshorti

Një grua në Prishtinë ka tentuar të bëjë vetëvrasje dje në Prishtinë, duke përdorur preparate higjienike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ka tentuar të vetëvritet pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njoftimi i Policisë:

SULM

Prishtinë 12.02.2024 - 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)