Mjekët e QKUK’së i shpëtojnë jetën një njëvjeçari, kishte aspiruar një pjesë të lodrës

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 11:26
Mjekët e QKUK’së i shpëtojnë jetën një njëvjeçari, kishte aspiruar një pjesë të lodrës

Mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një fëmiu 1-vjeçar, i cili gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fëmiu ishte dërguar me urgjencë në sallë të operacionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i është larguar pjesa e lodrës dhe i janë liruar rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët kanë apeluar tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët dhe të mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Në njoftim thuhet se përdorimi i lodrave plastike nga fëmijët, në disa raste mund të shndërrohet në rrezik dhe jetë kërcënues.

(Kosova Sot Online)