Estonia paralajmëron rrezikun: Rusia po bëhet gati për luftë me Perëndimin

  • S.A /
  • 13 February 2024 - 12:40
Estonia paralajmëron  rrezikun: Rusia po bëhet gati për luftë me Perëndimin

Rusia është duke u përgatitur për një përballje ushtarake me Perëndimin brenda dekadës që vjen. Informacionet janë publikuar nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Estonisë, të cilët shtojnë se një përballje e mundshme mund të frenohet nga një kundërngritje e forcave të armatosura, transmeton "Kosova sot Online ".

Një numër në rritje e zyrtarëve perëndimore kanë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm nga Rusia ndaj vendeve përgjatë krahut lindor të NATO-s, duke bërë thirrje që Evropa të përgatitet duke u riarmatosur.

Agjencia e lajmeve Reuters citon shefin e shërbimit të inteligjencës të jetë shprehur se vlerësimi bazohet në planet e Rusisë për të dyfishuar numrin e forcave të stacionuara përgjatë kufirit të saj me anëtarët e NATO-s, Finlandën dhe shtetet baltike të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

“Rusia ka zgjedhur një rrugë që është një konfrontim afatgjatë… dhe Kremlini me siguri po parashikon një konflikt të mundshëm me NATO-n brenda dekadës së ardhshme…,” u tha Kaupo Rosin gazetarëve në publikimin e raportit të kërcënimeve të sigurisë kombëtare të Estonisë.

Një sulm ushtarak nga Rusia është “shumë i pamundur” në trema afatshkurtër, tha ai, pjesërisht sepse Rusia duhet të mbajë trupa në Ukrainë. 

“Nëse nuk jemi të përgatitur, gjasat për një sulm ushtarak do të ishin shumë më të larta se pa ndonjë përgatitje,” shtoi Rosin.

Estonia dhe shtetet e tjera baltike kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake në mbi 2% të vlerës së ekonomive të tyre pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe aleatët e NATO-s kanë rritur praninë e tyre në ato vende.

(Kosova Sot Online )