Ministri Aliu jep detaje rreth shpronësimeve, rruga 12.8 km Kijevë -Zahaq do të kushtojë 32 milionë euro

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 12:10
Ministri Aliu jep detaje rreth shpronësimeve, rruga 12.8 km Kijevë -Zahaq do të kushtojë 32 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dal me njoftim pas votimit në mbledhjen e Qeverisë të vendimeve për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai tha se ndërtimin e kësaj rruge kanë ndarë 32 milionë euro dhe se rruga është e ndarë në katër lote, me gjatësi totale prej 12.8 km.

“Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, të 188-tën me rradhë, miratuam Vendimet për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc. Këto njëherit janë vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave të paluajtshme (tokave) të pronarëve dhe të palëve të interesit, të cilët preken nga realizimi i këtij Projekti, përkitazi Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna e Malishevës dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës. Rruga Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, është e ndarë në 4 lote, me gjatësi totale prej 12.8 km dhe me një buxhet të planifikuar prej 32 milionë€. Jemi të përkushtuar plotësisht për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook

(Kosova Sot Online )