Kremlini ka mohuar një raportim se Putin i propozoi SHBA-së për një armëpushim

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 22:45
Kremlini ka mohuar një raportim se Putin i propozoi SHBA-së për një armëpushim

Kremlini ka mohuar një raportim se Vladimir Putin i propozoi ShBA-së për një armëpushim në Ukrainë nëpërmjet ndërmjetësve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur nëse raporti i Reuters se Rusia kishte bërë propozime për paqe ishte i vërtetë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Jo. Nuk është e vërtetë.”

Burimet ruse i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Putin i dërgoi sinjale Uashingtonit vitin e kaluar publikisht dhe privatisht përmes ndërmjetësve, duke përfshirë edhe partnerët arabë të Moskës në Lindjen e Mesme, se ai ishte gati të konsideronte një armëpushim në Ukrainë.

Ndërmjetësuesit u takuan në Turqi në fund të vitit 2023, sipas tre burimeve ruse, dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pati një telefonatë me këshilltarin e Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, në janar, shkruan Skynews.

Raporti thoshte se Putin po propozonte ngrirjen e konfliktit në linjat aktuale dhe nuk ishte i gatshëm të lëshonte asnjë nga territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia.

(Kosova Sot Online)