“Si do ta detyroni Kurtin t’ju dëgjojë?”, DASH: Do të përpiqemi me diplomaci

  • E.k /
  • 15 February 2024 - 08:44
“Si do ta detyroni Kurtin t’ju dëgjojë?”, DASH: Do të përpiqemi me diplomaci

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller është pyetur në një konferencë për media se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atij iu tha se pavarësisht fjalëve të amerikanëve, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri.

“Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, ishte pyetja.

Zëdhënësi i DASH tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci.

“Kështu unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.

(Kosova Sot Online)